Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka replikuar nënkryetarit të Kuvendit Memli Krasniqi.
Akuzat që ai bëri ndaj Vetëvendosjes dhe ballafaqimit të situatës me pandeminë Covid-19, duke thënë se është dëshmuar dy herë që Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën.
Selimi ka thënë se deputetët duhet të kthehen në rendin e ditës e të mos debatojnë për çështje të cilat mund dhe duhet të diskutohen në komisionin hetimor në lidhje me masat dhe menaxhimin e Covid-19 nga ana e Qeverisë së kaluar. Do ta trajtojmë këto tema brenda komisionit. Jo pse nuk kemi përgjigje për të gjithë, sepse ne kemi përgjigje për të gjitha, dhe ne nuk po i shmangemi debatit por po kërkojmë të përqendrohemi në temë. Ne do të formojmë një komision që të trajtohet të gjitha këto tema, pikërisht nga këto që kanë kërkuar iniciuesit e këtij komisioni”, tha Selimi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959442731141300/
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...