Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tha se takimi do të mbahet në ora 14:00 me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
“Sot në orën 14:00 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Do të flasim për mundësimin e lehtësimit të masave për gastronomët që të mund të operojnë brenda në lokale dhe fillimi i vitit të ri shkollor duke u bazuar në 4 skenarët”, tha Ibrahimi./arbresh.info/
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...