Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor që nuk ua ka mundësuar pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që të votojnë.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh shqetësimin se paacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan ShSKUK në llogarinë e tyre në Facebook.
“ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë”.
Madje, ky institucion ka kërkuar nga KQZ-ja që të reagojë menjëherë në mënyrë që të krijojë mundësi që pacientëve në fjalë t’iu mundësohet votimi.
“ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës”.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...