Ministri serb për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka deklaruar sot se populli serb nuk ka kryer krime në Kosovë, por kanë qenë individët e caktuar që i kanë bërë ato, me urdhra nga eprorët e tyre.
Në mbledhjen e Qeverisë sot, Rashiq tha se nuk pajtohet me përgjithësimin që është bërë në koncept dokumentin për grupin punues për themelimin e Muzeut për dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, krime kanë kryer individët e caktuar dhe jo serbët si popull apo Serbia si shtet.
Edhe kryeministri Kurti tha se nuk pajtohet me gjeneralisimin e këtyre krimeve, por se ai theksoi se dokumentin nuk e ka parë ende dhe votoi pro miratimit të tij.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimit të krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...