Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/ banesave të tyre edhe në disa komuna të tjera.
Ky vendim hyn në fuqi për këto komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.
“Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë”.
“Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia”, thuhet në komunikatë.
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...
Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presiden...
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...