Pritje deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

14:32 | 1 Qershor 2020
V. S.

Deri në tri orë janë duke pritur kamionët  për të hyrë në Kosovë sot nga Shqipëria.

Kjo kolon ka ardhur si rezultat i rihapjes së kufirit mes dy shteteve sot pas 2 muaj bllokim shkaku i pandemisë COVID-19.

Arbvresh.info, është duke qëndruar në kufi dhe shoferët e kamionëve janë duke u ankuar për këtë pritje të stërzgjatur.

Kontrolle dhe dezinfektimi i tyre po bëhet vetëm në hyrje.

E hapja e kufirit sot ka bërë që disa transportues të protestojnë në këtë pikë kufitare, raporton arbresh.info

Arsye është dezinfektimi i maunave.

Çmimi prej 22.50 është i papërballueshëm për transportuesit.

Sipas tyre automjetet dhe autobusët pa asnjë pengesë duke mos u dezinfektuar dhe as paguar këtë obligim./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3260232764007073/

Shpërndaje në rrjete sociale