Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri që ka ndodhur sonte tek Rruga “B” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se nuk ka persona të lënduar.
Sipas Policisë disa persona të dyshuar kanë shtënë nga vetura në drejtim të një veture tjetër.
“Rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...