Sot do të fillojë zyrtarisht Kampionati Botëror, “Qatar 2022”.
Ndeshja e parë e këtij kompeticioni do të zhvillohet mes nikoqirit Katarit dhe Ekuadorit, ndërsa pritet të fillojë në ora 17:00.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, (AKR), Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë Botëror do të bëjë tifo për Kombëtaren e Zvicrës, e cila në ekipin e tyre ka disa lojtarë me prejardhje nga Kosova.
“Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka” – ka shkruar Pacolli
Ndërsa ka kritikuar të gjithë ata të cilët kanë folur negativisht në lidhje me rregullat qe do të jenë në shtetin e Katarit, siç është edhem os lejimi i pijeve alkoolike në ambientet e stadiumeve.
Postimi i plotë:
Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve. Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka.
/arbresh.info/
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...