Osmani: Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira

10:21 | 17 Prill 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Pashkëve.

Në mesazhin e lëshuar nga ajo thuhet se kjo festë ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë.

Komunikata e plotë:

Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.

Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.

Për shumë mote, gëzuar Pashkët./arbresh.info/