Policia ka dhënë detaje rreth rënies së një qytetari, mëngjesin e sotëm, në lumin e një fshati në Klinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për arbresh.info ka thënë se dy peshkatarë derisa ishin duke peshkuar në lumin e fshatit Deiq të Klinës, kanë vërejtur një trup që tentonte të dilte nga uji, ata janë përpjekur ta nxirrnin nga uji, por pa sukses.
“Sot rreth orës 8 e 15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë, ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses. N vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe rrugës janë edhe FSK-ja”, ka thënë Gashi.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen