Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një takim me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar si dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak .
Takimi do të mbahet në ora 11:00 në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së për arbresh.info.
Para LDK-së, ata kanë zhvilluar takim në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës me përfaqësues të këtij subjekti politik.
Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Kosovë.
Dje ata kanë takuar presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, me të cilët kanë diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi.
Pasi të përfundojnë vizitën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Serbinë./arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë