Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, sot ka vizituar familjet e dy dëshmorëve në Dragash, Ilmi Batjari dhe Fetah Sylejmani
Mehaj shkruan, se familja e dëshmorit Ilmi Bahtijari është sinonim i vërtetë i sakrificës për liri e dashuri ndaj atdheut.
Postimi i plotë:
Familja e dëshmorit Ilmi Bahtijari nga Dragashi, është sinonim i vërtetë i sakrificës për liri e dashuri ndaj atdheut.
Bindjet e Ilmiut ishin të thella dhe synimi i tij ishte i qartë: Çlirimi e Bashkimi i Trojeve Shqiptare. Për këto bindje u burgos por edhe pas lirimit, ai nuk ndali veprimtarinë e tij, duke iu bashkuar demostratave të vitit 1981 dhe më pas UÇK-së. Bashkëluftëtarët i kishin vënë titullin “OÇALANI”, ai mbante lart moralin e ushtarëve, meqenëse veçohej për këndim këngësh e lexim vargjesh frymëzuese të kohës.
Gjatë luftimeve kur predha e godet Ilmiun, në përballje me armikun, ai e lë një amanet: “Armën time t’ia jepni djalit tim dhe ajo të mos zbrazet kurrë”.
Obligim i yni është të punojmë me nder, dinjitet e dashuri për vendin tonë, vetëm kështu arrijmë të shlyejmë një pjesë të borxhit që kemi ndaj dëshmorëve të kombit tonë./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...