Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës për projektbuxhetin e vitit 2019 përsëri ka vazhduar diskutimet.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur paradoks ndarjen e buxhetit për një organizatë joqeveritare në krahasim me Komunat e Kosovës.
“Ka paradoks në ndarjen e buxhetit te projektet kapitale për të gjitha komunat e Kosovës në total e kap shifrën 930 mijë euro kurse vetëm për një projekt të vetëm “Ta pastrojmë Kosovën” qeveria ndan 1 milion e 200 mijë euro . Kjo është një organizatë joqeveritare dhe për të ndarë buxhet ka rregullore, dhe kam informacione jozyrtare se kjo organizatë ka marrë 800 mijë euro e që i bije 2 milionë euro, vetëm kjo organizatë ka marrë, kaq e paradoksin me komunat po e shihni”, tha Selmanaj.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka replikuar kundrejt Selmanajt duke thënë se kjo Qeveri ka vendosur prioritet ambientin.
Sipas tij edhe komunat duhet ta bëjnë të njëjtën dhe të ndajnë më shumë buxhet.
“Ambienti duhet të vendoset si prioritet kryesor, mirëpo komunat nuk i ndalon kurrkush me nda ma shumë buxhet për ambientin, se nëse presin vetëm prej nivelit qendror nuk është mirë, Komunat duhet të vendosin prioritet ambientin”, ka thënë Hamza./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/280582775930321/?notif_id=1544172809176155¬if_t=live_video_explicit
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...