Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja anti-COVID-19, ku ora policore nis nga 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.
E në rast të mos vendosjes së maskës dhe shkeljes së orës policore, qytetarët do të gjobiten nga shteti.
Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro. Për persona juridikë, gjoba është 500 euro.
Ndërkohë, gjoba për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk e mbajnë distancën fizike është 35 euro.



Mediumi sllovak për tifozët e Kosovës: I kanë pushtuar të gj...
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...