Maraj takon drejtorin e Kompanisë së Transportit Publik “Autotrolej“ në Kroaci

09:06 | 18 Tetor 2023
A Z

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, së bashku me Drejtorin e Operativës, Mentor Isufi dhe Menaxherët e Sektoreve, të marten realizoi vizitë pune në Rijeka të Kroacisë.

Atje u pritën nga Drejtori Gjeneral i Kompanisë së Transportit Publik “Autotrolej“ të Rijekës, Robert Mrvčić, ku diskutuan për përvojat në lidhje me ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

Gjatë takimit u trajtuan çështje të ndryshme si përmirësimi i infrastrukturës së transportit publik, rritja e përdorimit të mjeteve të transportit të ndërtuara me standardet më të reja, si dhe promovimi i përdorimit të trasportit publik.

Të dy palët shkëmbyen ide dhe praktika në funksion të përmirësimit të sistemeve të transportit publik./Arbresh.info/