Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi organizon debatin publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2020.
Debati publik me qytetarë do të mbahet më datë: 30.06.2020 (e martë), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2020), zhvillimet aktuale në komunë si dhe për planet tona për të ardhmen.
Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.
Jeni të mirëpritur!
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë
Real Madridi has në ‘mur’ për Vitinhan, PSG nuk ...
Mbrojtësi i viktimave: Lufta e UÇK-së do të çonte në humbje ...
Laws: Viktimat kanë mbështetur UÇK-në, disa kanë qenë anëtar...
Konstituimi i Kuvendit, Basha mban sot mbledhje me kryetarët...
Kryeprokurorja: Kërkojmë që të akuzuarit të japin llogari dh...