Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

19:26 | 25 Shkurt 2021
A Z

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për sulmin që iu bë gazetarit Visar Duriqi natën e mbrëmshme.

Kurti shkruan se, Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik, raporton arbresh.info

Sipas tij, Qeveria e ardhshme e ka mision ruajtjen e demokracisë dhe fjalës së lirë.

Ky është postimi i tij:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.
I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Të ngjashme