Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se solidarizohet me popullin ukrainas, pasi Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë.
Kurti theksoi se Kosova është e orientuar me BE-në e NATO-n, e po ashtu edhe me SHBA-të e Mbretërinë e Bashkuar, në përkrahje të popullit të Ukrainës.
Sipas tij, invazioni rus në Ukrainë është agresion më i madh ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
“Në Ukrainë po ndodh invazioni rus, i cili është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Jemi të orientuar bashkë me BE-në dhe NATO-n, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Mbretërinë e Bashkuar, për sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, pavarësinë e vendit dhe të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Ukrainës”, theksoi Kurti sot në konferencën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në lidhje me Reformën e Administratës Publike në Kosovë./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...