Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizitën e tij që e pati në Athinë të Greqisë me liderë të Ballkanit Perëndimor me ftesë të homologut grek, Kyriakos Mitsotakis,
Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se në darkën joformale me liderë ballkanik dhe takimet e tjera ka theksuar se anëtarësimi i Kosovë në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.
“Të gjitha shtetet që aspirojnë në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike dhe evropiane është e domosdoshme njohja reciproke dejure dhe defacto, si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike sipas konventave evropiane”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates