Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë nisur turin e vizitave tek prodhuesit vendorë.
Këtë të shtunë ata vizituan një kompani në Gjakovë e cila është edhe përfituese e subvencionimit të kredive investive.
Murati thotë se si rezultat i mbështetjes së ofruar kjo kompani ka arritur të zgjerojë edhe më tej kapacitetet prodhuese.
“Turin e vizitave tek prodhuesit vendorë, bashkë me Kryeministrin e filluam në kompaninë Rronifer në Gjakovë e cila ka 200 punëtorë dhe gjysmën e prodhimit tashmë e eksporton në rajon e Evropë. Kompania është një nga përfituesit e subvencionimit të kredive investive, si pjesë e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Si rezultat i mbështetjes së ofruar, kompania në fjalë ka arritur të zgjerojë edhe më tej kapacitetet prodhuese me makineri zvicerane dhe bashkëkohore, të cilat garantojnë cilësi dhe rritje të prodhimit. Qeveria për prodhuesit”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...