Kryeministri Kurti arrin në Kroaci

19:52 | 25 Korrik 2021
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci për të vizituar të lënduarit nga aksidenti që ka ndodhur në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Kurti ka arritur në vendin ku një autobus me mërgimtarë u aksidentua dhe pritet të vizitojë të lënduarit që po trajtohen në spital. Bashkë me të janë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe u përmbys./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme