Luan Dalipit, shefi i stafit të kryeministrit, Albin Kurti sot nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka reaguar rreth mediave në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato.
E për këtë ka reaguar edhe analisti politik Bekim Kabashi.
Kabashi shkruan, se shefi i kabinetit të Kryeministrit po u kërkon kosovarëve, atë që Putini po ua kërkon rusëve, mos t’i lexojnë mediat.
Postimi i plotë i tij:
Shefi i kabinetit të kryeministrit (me pasuni të deklaruar afër 1 milion euro, e me shtëpi në lagjen Marigona), po u kërkon kosovarëve, atë që Putini po ua kërkon rusëve, mos me i lexu mediat.
Sipas tij 30 portale paskan marrë për 5 vite nga 51 mijë euro në muaj. Nëse e pjesëton këtë 51 mijë euro me 30, po i bie që nga të gjitha institucionet e shtetit, mesatarisht një portal paska pasur të hyra 1700 euro. Një media i bie se ka kryer shërbime marketingu për të gjitha institucionet e shtetit, e që janë me dhjetëra sosh, duke u kompensuar sa për dy reklama mesatare të sektorit privat, ose përafërsisht sa shteti harxhon çdo muaj për shefin e kabinetit të kryeministrit, pagën dhe shpenzimet tjera.
P.S. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti që ka pasur abuzime me paranë publike, në emër të marketingut për media. Por, një pjesë e madhe e atyre parave në emër të marketingut u janë dhënë mediave fiktive, përfitime që kanë shkuar në xhepa të zyrtarëve publik e të afërmeve të tyre, e jo te mediat. Ky fakt tregon se mediat e vërteta, të cilat sot i sulmon personi që paguhet nga buxheti i shtetit, kanë marrë edhe më pak se sa pretendon ai, dhe atë në kundërvlerë të shërbimeve të marketingut, që është legjitim në të gjithë botën demokratike./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një lajm i mirë për qytetarët (dhe lajm i keq për shpifësit)
Një lajm i mirë për qytetarët (dhe lajm i keq për shpifësit)
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...