Ish-oficeri britanik në Kosovë, Ade Clewlow, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj.
Ai ka thënë se qëllimi i Vuçiq është që ta realizojë ndonjë fitore territoriale në veri të Kosovës.
“Pikëpamja ime personale duke parë zhvillimet e këtyre muajve të fundit që rrodhen pas pushtimit rus në Ukrainë më duhet të them se nuk kam ndryshuar pikëpamjen time sa i përket ekzistimit të një rreziku më të madh që liderët, ..pra liderët autokratë ndoshta të kufizohen pas asaj që bëri Putin në Ukrainë….kështu në fakt u ndjeva në javët e hershme të pushtimit të Ukrainës”.
“Por mendoj se rreziku është zvogëluar sepse nuk ndodhi ashtu siç Putin e kishte planifikuar dhe kur flasim direkt për Kosovën dhe kërcënimet për një luftë edhe pse Vuçiq qartësisht ka qëllim për të minuar rolin e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë së saj, mendoj se do të shikoj nga afër se si të dalë kundër sa për të bërë ndonjë fitore territoriale – sidomos në veri të Kosovës, deri të lumi Ibër sepse plani nuk i funksionoi ashtu siç e kishte menduar Putini”.
“Kështu që mendoj se shanset për luftë në aspektin e veprimeve ushtarake dhe të pushtimit ushtarak të veriut të Kosovës janë ende shumë të vogla”, tha ai në klankosova.
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...