Pas Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti edhe stafi i tij i ngushtë është vetizoluar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se janë në pritje të rezultatit të zyrtarit të ministrisë për të parë se si duhet të veprojnë pastaj.
Përveç këtyre në vetëizolim kanë hyr edhe Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka dhe kabineti i tij.
“Stafi i ngushtë i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultateve”, është shprehur Kryeziu.
Krejt kjo ka ardhur pasi që, kryeministri në detyrë dhe stafi i tij, kanë pasur kontakt me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili po ashtu ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dal pozitiv me Koronavirus./arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...