OVL e UÇK mban protestë gjithëpopullore me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”,
Më ketë rast kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, tha se, Jemi të bindur se do dalim fitimtar në të gjitha gjyqet.
UQK është e vetmja ushtri në botë qe ka respektuar rregullat e luftës.
“Si pasoj e veprimeve të kësaj Gjykate u anulua takimi në Uashington. Kjo Gjykatë është e papranueshme, e një anshme dhe e dyshimtë, propozim akuza është sulm mbi Kosovën. Këto akuza të ngritura një anshëm janë te papranueshme. Serbia është ajo qe ka kryer krime. Jemi të bindur se do dalim fitimtar në të gjitha gjyqet. UQK është e vetmja ushtri në botë qe ka respektuar rregullat e luftës. Ka bërë luftë te pastër duke finalizuar përpjekjet për liri dhe pavarësi. Jemi krenar për luftën e bërë” tha ai.
Sipas tij, Materialet e kësaj Gjykate vinë nga Serbia
“Kjo gjykatë është e një anshme dhe raciste duke shpallë aktakuza ndaj drejtuesve të UCK-së. Bota e qytetëruar është në dijeni të plotë se Serbia ende nuk është përgjigjur për gjenocidin qe ka bërë në Kosovë. Kjo Gjykatë po benë gabim të pafalshëm për ngritjen e aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së, duke amnistuar Serbinë për krimet që ka bërë në Kosovë. Materialet e kësaj Gjykate vinë nga Serbia. Lufta e UCK-së dhe popullit të Kosovës nuk mund ta cenoj askush”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1003934910036376/

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...