Gjykata ua vazhdon paraburgimin Dardan Krivaqes e Arbër Sejdiut

14:03 | 23 Shtator 2021

Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.

Kështu konfirmoj për arbresh.info zëdhënësja e kësaj gjykate Albënora Bekteshi – Hoti.

Bekteshi-Hoti tha se të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri më 21 nëntor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj pati deklaruar se ekziston dyshimi i bazuar, se më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaqa, në banesën e tij me dashje e në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë më parë kishte ushtruar dhunë psikike e dhunë fizike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Ndër të tjera organi i akuzës thekson se gjatë gjithë kohës i pranishëm ishte edhe Arbër Sejdiu, sepse i njëjti edhe kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën.

Lajmet më të lexuara