Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në një bisedë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka përmendur rëndësinë që qyetatërve serbë t’u bëhet e mundur që të votojnë për zgjedhjet e 3 prillit.
“Pata një bisedë të mirë me Kurtin sot. E falënderova atë për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës dhe theksova rëndësinë që qytetarët me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Më 19 shkurt, institucionet e Kosovës nuk e kanë lejuar mbajtjen e referendumit serb për disa ndryshime kushtetuese, sipas kërkesës së Beogradit./arbresh.info/
Had a good conversation with Kosovo Prime Minister @albinkurti today. Thanked him for his strong support on Ukraine and stressed the importance of ensuring eligible voters in Kosovo are able to participate in the upcoming April 3 Serbian national elections.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 14, 2022
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...