Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i kryej “detyrat e shtëpisë”, konkretisht të jetë efikasë në zgjidhjen e problemeve të brendshme.
Kështu janë shprehur njohësit e çështjeve politike në vend, derisa shtojnë se qeverisë së Avdullah Hotit, duke i munguar uniteti i brendshëm, po e kompenson duke u faktorizuar në Bruksel e Uashingon, shkruan arbresh.info.
Sipas analistit, Faton Abdullahu, në kushte normale kjo qeveri do të duhej të dorëhiqet.
“Uashingtoni krejt tërthorazi pa fajin e tyre po eklipson të metat e zotëri Hotit po i kamuflon të metat dhe përgjegjësit e tij. Po merremi me Uashington gjë që është e mirë, por zotëri Hoti si kryeministër vunë nga ai mirëkuptimi i tepruar, e çka na hakmerret në raport më Serbinë dhe dialogun më Serbin”, vlerëson Abdullahu.
Edhe profesori universitar, Riza Smaka thotë se Qeveria Hoti është duke i anashkaluar punët e brendshme të vendit.
“Ekzekutivi është shumë pasiv dhe deri tash nuk e ka proceduar as një akt ligjor. Më pastaj Kushtetuta në shumë pika ishte dashtë të mendoheshin kjo është puna thelbësorë e ekzekutivit. Ekzekutivi jonë merret më çështje terciare”, shprehet Smaka.
Ndryshe qeveria në krye më Avdullah Hotin, tash e disa seanca është duke dështuar të bëjë numrin e nevojshëm të deputetëve për të votuar Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike që është jetike në këtë kohë të pandemisë./V.Selimi/arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...