Mbrëmjen e sotme në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga COVAX.
Ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet sonte në orën 20:15 në Aeroportin “Adem Jashari”, shkruan arbresh.info
Aty pritet të mbajnë fjalë rasti, Kryeministri Albin Kurti si dhe të tjerë përfaqësues zyrtarë të huaj e vendorë.
Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza, vaksinimi i grupeve më rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtoret shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje