Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë është shprehur shumë e shqetësuar me numrin e madh të qytetarëve që janë duke marrë pjesë në tubimet elektorale, që janë duke i mbajtur të gjitha partitë politike në Kosovë.
“Me miqtë dhe familjen tonë përsëri në Britaninë e Madhe nën lockdown, e dimë të gjithë shumë mirë se kjo pandemi nuk ka mbaruar, dhe nuk duam të shohim të njëjtën gjë për miqtë tanë këtu në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike..
Ata kanë theksuar se këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë në tubime të mëdha dhe takime pa distanca sociale kanë qenë shqetësuese.
“I lutemi të gjitha partive dhe mbështetësve të tyre që t ‘ i përmbahen kufizimeve të Covid tani që ka filluar periudha zyrtare e fushatës”, thuhet tutje në reagim.

Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...