Agjenda e Osmanit dhe Kurtit për Ditën e Paqes

08:28 | 12 Qershor 2022
A Z

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë një sërë aktivitetesh për të shënuar 23-vjetorin e Ditës së Paqes.

Në njoftimet e lëshuara thuhet se pari Kurti dhe Osmani do të bëjnë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Agjenda:

– 08:30 – Homazhe te varri i Presidentit Rugova;

– 08:40 – Homazhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;

– 09:30 – Homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

– 10:30 – Nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

Në orën 12:00, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të mbahet aktiviteti “Nga eksodi në liri”, që do të mbahet në vendin ku populli i Kosovës e përjetoi eksodin masiv dhe prej nga forcat tokësore të NATO-s, hynë në Kosovë për lirinë tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale