Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se që nga viti 1999, BE-ja ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë, duke u bërë ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i fortë dhe më i besueshëm i vendit.
Sipas njoftimit ne Facebook, thuhet se këto investime kanë shkuar për zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme, si dhe promovimin e kulturës.
“Me 3.7 miliardë euro të investuara në 🇽🇰 Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm. BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit , kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës. Mbështetja e BE-së po bën ndryshim të prekshëm në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë. Në çdo hap, BE-ja është për krah jush, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...