Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi gjatë mbledhjes së Qeverisë se buxheti për vitin 2025 do të arrijë në 3.6 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin e kaluar.
Ai theksoi se është arritur të stabilizohet inflacioni dhe se karakteristikat kryesore të buxhetit përfshijnë një rritje prej 8.3% në investime kapitale, ndërsa buxheti për mallra ka rritje prej 3.2%.
“Karakteristikat kryesore sa i përketë anës së shpenzimit për buxhetinm si e tha edhe kryeministri është 3,6 miliard euro apo rreth 9 përqind më i lartë se i vitit paraprak. Buxheti për investime kapitale buxheti për mallra ka rritje vetëm 3.2 përqind. Buxheti për investime kapitale shënon rritje për 8.3 përqind krahasuar me vitin paraprak. Në përgjithësi sektorët kryesorë të cilët kanë pasur prioritet në buxhetim janë sektorët e mbrojtës dhe sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore. Buxheti do të jetë në përputhje me ligjin për financa dhe përgjegjësitë”, tha Kurti./Arbresh.info
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje