Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë e Avdullah Hotit për pjesëmarrjen në Uashington dhe për marrëveshjen e nënshkruar atje.
Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Hotit në Uashington iu murr goja dhe nuk e tha asnjë fjalë për interes të vendit.
“Delegacioni i Kosovës thanë se po shkojnë pa platformë. Vetëm për normalizim ekonomik, Hoti qytetaret i mashtronte se po shkonte vetëm për njohje. Hoti përfundoj me një grup që ekonominë nuk e njeh. Tha qe nuk do të bisedojnë për Ujmain por përfundoj duke nënshkruan çdo dokument që ju vendos përpara. Iu murr goja dhe nuk e tha asnjë fjalë për interes të vendit”, tha ai.
Sipas tij nuk ekziston as edhe një studim i vetëm se problemi mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë tek ekonomia.
“Nuk ekziston as edhe një studim i vetëm se problemi mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë tek ekonomia. Serbia ka tentuar në vazhdimësi resurset e pasura të Kosovës ti bëje pjesë të dialogut. Pra problemi Kosovë-Serbi nuk ka qenë e munguar nga mungesa e bashkëpunimit ekonomik. Kosova njihet si vendi me mungese me te madhe te ujit, shumë dëme për Kosovën për pak përfitime për palën serbe. Është e qartë se asnjë nga këto pika që janë nënshkruar nuk i sjellin ato çka janë premtuar”, ka thënë ai.
Edhe, Valon Murati nga VV, tha se të gjithë e dine se problemin me Serbinë nuk e kemi pasur ekonomik asnjëherë.
Murati tha se në Uashington përfunduan duke nënshkruar gjana që vet i kishin kundërshtuar.
“Thanë se marrëveshjen do ta [pranojmë vetëm nëse ka konsensus të plotë, dhe të gjitha këto i shkelen. Ata përfunduan duke nënshkruar edhe gjana që vet i kishin kundërshtuar si puna e minishëngenit. Të gjithë e dine se problemin me Serbinë nuk e kemi pasur ekonomik asnjëherë. Të gjitha ato nënshkrime i shkojnë për shtati Serbisë”, tha Murati./arbresh.info/
?#LIVE:Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie
?#LIVE:Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie
Posted by Arbresh.info on Thursday, September 10, 2020
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...