Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, dhe kryetar aktual i kësaj komune, ka shfrytëzuar zyrën e tij të kryetarit për t’i ftuar simpatizantët e LDK-së, për të marrë pjesë në tubimin elektoral të kësaj partie, i cili do të mbahet të martën.
Ai këtë thirrje e ka bërë përmes një videomesazhi të publikuar në facebook, raporton arbresh.info.
Me këtë Tahiri ka bërë së paku dy shkelje të ligjore.
Neni 6, pika 6.1, saktëson se personi që mban pozitë publike, i zgjedhur apo i emëruar nuk mund të përdorë atë zyrë ose ndonjë pasuritë e saj më qëllim të përfitmit të votave…

Ndërsa neni 9, pika 9.1, thuhet se “Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes, në rast kur këto shkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përckatuar nga PZAP-i”.

Në Kosovë, janë të shpeshta rastet kur politikanët përdorin resurset shtetërore gjatë fushatës elektorale./arbresh.info/
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...