Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje në orën 11:30 në Vushtrri, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, policia njofton se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.”, thuhet në njoftim.
Nga dy të dyshuarit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...