Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur takim me krerët e institucioneve shëndetësore në Kosovë, për të diskutuar për zbatimin e masave anti-Covid, dhe vendosjen e masave të reja.
Në njoftimin e MSh-së nuk është treguar ora se kur do të mbahet takimi.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.
Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar disa masa të reja pas rritjes së numrit të rastëve me Covid-19. Ato hyn në fuqi nga data 20 gusht./arbresh.info/
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...