Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shkruar për vdekjen e Triumf Feratit vëllaut të kryetarit të Istogut.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
E dashura zonja Drita,
Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët. Përballë dhimbjes së madhe e trishtimit të thellë, ato humbasin gjithë peshën. Sot, s’kam fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen tonë e tuajën!
Triumf Fadil Ferati, na la. Iku herët.
Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm. Pas vete na la veçse kujtimet, ato që të përmallojnë në plotni. Triumfi, apo Trimi siç e thërrisnim të gjithë, ishte një djalë i urtë e i dashur – ai gjithnjë rrezatonte përplot ngrohtësi. Tregonte kujdes e shprehte mbështetje ndaj secilit prej nesh! I kishte ngjarë të atit; bashkëshortit tuaj, asnjë habi.
Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Në këto momente të rënda, unë e secili anëtar i Lidhjes, qëndrojmë afër me ju, me Besën e me Ilirin. Qenka e rëndë vizita në shtëpinë tuaj pa Trimin tonë mes jush. Zoti ju dhashtë forcë!
Pusho në paqe Triumf!/Arbresh.info/
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...