Pesë persona janë sulmuar nga një qen endacak në fshatin Sfeqël të Podujevës.
Policia bën të ditur, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, shkruan Arbresh.info.
“Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Sfeçël, Podujevë 05.01.2024 – 20:00. Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë