Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se i ka të gjitha nënshkrimet për ta dërguar në Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie Blerta Deliu-Kodra, gjatë seancës së Kuvendit.
Ajo po ashtu u ka bërë thirrje edhe partive tjera parlamentare t’i bashkohen kësaj iniciative.
PDK i ka të gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimin e presidentes Vjosa Osmanit për shkarkimin e kryetares së KQZ-së Valdete Daka, ta qojë në Kushtetuese. Ftojmë të gjithë papartitë parlamentare që t’i bashkohen kësaj iniciative për ta ruajtur Kushtetutën e vendit”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së, tha se vendimi i Osmanit është bërë me urdhër të Kurit e Vetëvendosjes për ta kapur KQZ-në./arbresh.info/
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...