Trafiku Urban ka njoftuar se do të ketë ndryshim të përkohshëm në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4 dhe 7C.
Sipas njoftimit, me datën 22.09.2023, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre, dhe do të kenë këtë orar:
Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë;
Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.
Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi“ shkruan Arbresh.info.
Ky ndryshim është bërë për shkak të zgjatjes së sheshit deri tek rrethi me flamur./Arbresh.info
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...