Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.
Kjo letër reflekton rëndësinë kritike dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në “X” ai ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns për marrjen e drejtimit për këtë çështje teksa ka falënderuar edhe të tjerët.
“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Jose Borrell-it dhe Miroslav Lajcak-ut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron rëndësinë kritike dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë . Unë e përgëzoj Kerns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre.”, ka shkruar ai.
Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë./Arbresh.info/
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) December 13, 2023
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve