Zëdhënsi i KQZ-sw, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion ka pranuar përgjigjet nga institucionet e ndryshme, lidhur me përshtatshmërinë̈ apo aftësinë̈ e kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ai në një konferencë për medie tha se përgjigje kanë dërguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Ministria e Punëve të Brendshme; Ministria e Punëve të Jashtme; Agjencia e Kosovës për Inteligjencë; Dogana e Kosovës.
“Duke u mbështetur në përgjigjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës rezulton se 30 subjekte politike nga 93 sa janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë kanidatë të cilët nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pikën ‘q’, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
“Në përgjithësi, janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë e 200 kandidatësh, të cilët kanë kërkuar të certifikohen qoftë në zgjedhjet për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, por që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit”,ka thënë Elezi.
Elezi njoftoi se pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka filluar t’i njoftojë subjektet politike për përgjigjet e institucionevemë dhe të njëjtave do t’iu japë mundësi që të bëjnë zëvëndësimet e këtyre personave me kandidatë të tjerë.
“Sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Ceritfikim, do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikim ose jo të ndonjë subjekti apo kandidati. KQZ-ja do të marrë vendimet për certifikim, më së largu deri më 1 shtator”, tha Elezi, raporton arbresh.info
Në rast të moscertifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e paknaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme. Të gjitha këto çështje, planifikohet të përfundojnë deri më 6 shtator. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Afati i fundit për tërheqjen e shortit është data 8 shtator./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...