Pas reshjeve të shiut që kanë rënë në orët e pasdites e që po vazhdojnë, Kosova ka ngritur nivelin e gatishmërisë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ai përmes një psotimi në Facebook ka thënë se deri më tani asnjë komunë nuk ka kërkuar ndihmë
“AME është duke e përcjellë gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Komuna. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga komunat dhe nuk ka pranuar njoftime se është shpallur gjendje rreziku nga asnjë pjesë e territorit për nivelin qendror. Përkundër faktit që deri më tash nuk ka kërkesa nga komunat, niveli qendror është në gjendje gatishmërie që tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Për këtë, MPB do të koordinojë dhe bashkëpunojë edhe me FSK-në të cilët kanë mobilizuar ekipet e tyre për reagim, andaj, apelojmë tek komunat që të adresojnë kërkesat dhe nevojën për ndihmë”, thuhet në statusin e tij në Facebook.
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...
SHBA heq sanksionet ndaj presidentes së përkohshme të Venezu...
E rëndë në Brooklyn: Vritet foshnja shtatëmuajshe pas një su...
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...