Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kishte kanosur një gjyqtare pë rmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit të policisë , i dyshuari pasi që ishte shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar se ka kanosur gjyqtaren për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Sektorit i Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës për një rast” te veprës penale ,,KANOSJE” ,reagimi policor ka qen i menjëhershëm nga ana e hetuesve policor lidhur me rastin ku sot me 07.02.2024, kane arritur ta lokalizojnë vende ndodhjen dhe te arrestojnë te dyshuarin: A D viti i lindjes 1976 m/sh/k , i cili e nëpërmes rrjeteve sociale kishte kanosur gjyqtaren.”, thunhet në njoftimin e policisë .
“I njëjti është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër. “, thuhet ndë r të tjera në njoftim.
I dyshuari, me vendim të Prokurores së rastit është ndaluar për 48 orë .
Ndërkaq rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...