Në mesin e 10 personave që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi dje në Kroaci, janë edhe dy femra nga Komuna e Junikut.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga komuna, ku theksohet se bëhet fjalë për Leonora Gjota Kolmekshaj dhe Gjyle Maloku.
Ndryshe në aksidentin e djeshëm të autobusit nga kompania ‘Deva Tours’ humbën jetën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë të cilët po vazhdojnë trajtimin shëndetësorë në Kroaci.
Deri më tani janë konfirmuar se katër nga viktimat janë nga Komuna e Gjakovës, një nga Podujeva, dy nga Rahoveci dhe tani dy nga Komuna e Junikut, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACI
Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt.Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje.Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!./arbresh.info/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...