Ministria e Shëndetësisë bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit njofton se janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 18 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës. Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575. Në total numri i rasteve aktive është 114”./arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...