Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk e shohin si festë ditën e 28 nëntorit.
Pasi për ish-presidenti Hashim Thaçin dhe të tjerët parashihet sot të mbahet një konferencë përgatitore në Hagë për gjykim, duke nisur nga ora 09:00 me gjysmë orë vonesë tek ne.
Por, Hashim Thaçi e Bashkim Smakaj kanë hequr dorë nga pjesëmarrja fizike.
Siç ka njoftuar Gjykata, “Gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30. Në këtë vendim, Gjykatësi Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës së seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor”.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...