Kryeparlamentari, Glauk Konjufca duke uruar shqiptarët për 28 Nëntorin ka thënë se kjo datë na ngjallë nervin e gjallë të historisë.
“Kjo datë na shfaq nervin e gjallë të historisë, aty ku qartësohemi dhe vijmë në vete, ku përkatësia kombëtare shënohet vetvetishëm prej ndjenjës së përfshirjes në përpjekjet e panumërta për liri dhe përparim”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.
Tutje, ai shtoi se 28 nëntori na mbledh të festojmë atë cka kemi arritur dhe atë cka gëzojmë falë heronjëve, dëshmorëve dhe përpjekjeve sublime të popullit tonë.
“Nga kthimi i Gjergj Kastriotit, te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari e deri te lufta çlirimtare e UÇK-së, po ai flamur që valon. Me sakrificën e të kuqes së gjakut dhe flatrat e shqiponjës, për të mos e ndalur fluturimin drejt aspiratave të larta të lirisë.”
“28 Nëntori na mbledh të festojmë çka kemi arritur, çka gëzojmë falë heronjëve, dëshmorëve dhe përpjekjeve sublime të popullit tonë, e njëherazi na thërret të zotohemi ndaj sakrificës dhe idealit të tyre për të shkuar përpara”, ka shkruar Konjufca.
“Gëzuar 28 Nëntorin e lavdishëm të kombit shqiptar!”/Arbresh.info
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...