267 aksidente gjatë muajit korrik në rajonin e Ferizajt

16:04 | 14 Gusht 2025
E.G

Gjatë muajit korrik- 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 267 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:

– 110 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 164 persona,

– 157 aksidente me dëme materiale.

Për krahasim, gjatë muajit korrik të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 243 aksidente, prej tyre:

– 1 aksident fatal, me 1 person të vdekur,

– 96 aksidente me lëndime, me 130 persona të lënduar,

– 146 aksidente me dëme materiale.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej 9,9 %.

Po ashtu, gjatë muajit korrik -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 7.884 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 drejtues automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Në muajin korrik të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 7.270 gjoba, që paraqet një rritje prej mbi 7,9 % këtë vit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale